Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj e ftuar në studion e emisionit ‘Open’ ka folur në lidhje me amnistinë fiskale teksa ka thënë se ligjet në vendet evropiane janë të ndryshme nga shteti shqiptar dhe se ato nuk preken nga amnistia.

Nga ana tjetër eksperti Sejdarasi ka shpjeguar se të dhënat e çdo emigranti do shqyrtohen për të marrë një deklaratë për kalimin e parave nga jashtë vendit dhe se me anë të saj emigrantët do mund të kalojnë paratë e tyre përmes shërbimit bankar.

Shehaj sakaq ngriti pikëpyetjen duke thënë se si do të bëhet verifikimi nëse këto para nuk kanë ardhur nga krimi apo një organizatë terroriste duke thënë se kjo gjë ka ndodhur me remitancat e emigrantëve të cilat janë përdorur nga krimi i organizuar për të sjellë para në Shqipëri.

Sejdarasi:

Ministria të dërgon formularin dhe ia dërgon njësisë që ta dërgon me e-mail. Të dhënat e tua i merr SHIK-u dhe brenda 5 ditëve dhe merr deklaratën për kalimin e parave nga jashtë vendit. Pas marrjes së formularit këtë e merr autoriteti homolog në vendin evropian ku ndodhet emigranti. Në momentin e marrjes së dokumentit ky person do paguajë detyrimin e tatimeve në shtetin e huaj nëse nuk i ka paguar dhe do i sjellë në Shqipëri. Më pas paratë do transferohen nga banka e huaj në bankën shqiptare, nuk do vijnë me thasë.

Shehaj:

Nëse sot vjen një emigrant që bën formularin e deklarimit dhe thotë që ka 5 milionë euro dhe thotë që punon emigrant në Frankfurt. Si e verifikon që ky njeri nuk i ka marrë këto para nga një grup terrorist. Por nëse pyet autoritetet gjermane ai individ bëhet subjekt i ligjeve në vendin evropian.

Tani pas kontrolleve aty del që emigranti ka bërë një punë në të zezë. Në momentin që shkon formulari Britania ka ligjet e veta që nuk preken nga ligji ynë. Në momentin që emigranti futet në kornizë, dhe më pas shohin që paratë e drogës po hyjnë përmes personave të varfër përmes këtyre shumave më të vogla. Remitancat shqiptare kështu kanë shkuar vitet e fundit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: