Prestigjiozja Forbes ka publikuar një studim lidhur me 100 vendet më të sigurta nga koronavirusi duke u përqëndruar tek menaxhimi i situatës me pandeminë.

Tek 100 vendet bën pjesë edhe Shqipëria e cila renditet e 88-ta nga 200 vende ku është bërë studimi.

Më mirë se Shqipëria renditen vende si Greqia, Serbia apo Bosnja kurse poshtë saj janë shumica e vendeve të ‘botës së tretë’.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më parë se Shqipëria është një histori suksesi sa i përket luftës ndaj koronavirusit, por ajo qëndron thuajse në mes tabele, dhe shumica e vendeve europiane, përfshirë Britaninë, Spanjën me Italinë që janë më të goditurat në Europë janë më të sigurta se Shqipëria sipas Forbes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb