Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një tjetër njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.

Në një status në Facebook ai nxit qytetarët që të marrin pjesë në konkurrimin e hapur për vendet vakante të drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Kreu i qeverisë njofton se afati i fundit i aplikimit është data 15 Nëntor.

Njoftimi i plote

“Miremengjes  dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e radhës të hapur për 15 vendet vakante të Drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor?

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 15 Nëntor dhe për t’u njohur me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit në këtë tjetër proces transparent të konkurrimit publik, bazuar në parimin e meritokracisë, klikoni në: http://www.dpshtrr.gov.al/sherbimet/vende-vakante/shpallje

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb