Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka kthyer përgjigje ushtrueses në detyrë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila foli rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në Tiranë, Vjosa Osmani ka shprehur bindjen se kreu i LDK-së nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Ajo ka thënë se për fajin e tij u krijuan sfida në institucionet e vendit, me të cilat tashmë po i duhet të ballafaqohet. Lidhur me këtë, në një përgjigje për klankosova, Mustafa komentoi deklaratat e Osmanit e cila gjendet për një vizitë treditore në Tiranë.

“Të lumtë ne për ushtrues detyrën e Presidentes! hhahaha”, është shprehur Mustafa. Osmani në konferencë u shpreh për mbajtjen së më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme, duke aluduar se kjo do të jetë pozitive edhe për iniciativën e saj politike, themelimin e së cilës e kishte paralajmëruar më herët, pas largimit nga LDK për shkak të qëndrimeve të kundërta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb