India, vendi i dytë pas SHBA me më shumë të infektuar nga COVID-19 ka miratuar vaksinën e parë të Oxford/AstraZeneca.

Vendi i dytë gjithashtu në botë për nga popullsia, India me mbi 10 milionë raste nga COVID-19 në total po planifikon një vaksinim masiv të popullsisë.

Ndërkohë duket se kjo nuk do të jetë vaksina e vetme që do të miratohet pasi në garë janë edhe Sputnik V e Rusisë apo dhe disa prodhime vendase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb