Ministri i komanduar për situatën e COVID-19 në Shqipëri, Arben Ahmetaj ka folur me shifra në Kuvend ku ka saktësuar se vendi jonë është i dyti në rajon që ka shpenzuar më shumë për situatën e COVID-19, bazuar në PBB.

Ahmetaj thotë se qeveria deri tani ka shpenzuar në total 90.7 miliardë lekë sa 5.41% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

Më tej ai thotë se edhe sot do të votohen 3 akte normative që i vijnë në ndihmë biznesit dhe qytetarëve.

”Sot kemi 3 akte normative. Siç duket dhe në kohë COVID-19 që debati mos i referohet fakteve por emocioneve poltike. Shumëkush kanë parë parlamente që kanë devijuar nga debati nga emocionet politike të qenësishme dhe të paqenësishme por janë marrë me hallet e qytetarëve dhe biznesit.

Janë 26 mijë familje, apo 6 mijë familje mjafton të shkosh në terren të flasësh me Ministrinë, Kryebashkiakët, prefektët madje shko dhe tek familjet. Ka dhe skena madje në Fier që komuniteti rom, të ndihmuar nga paketa 1 dhe 2 janë deformuar.
Shifrat
2.5 miliardë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë. Shtesë për të përballaur situatën me sukses

Paketa e parë, janë shërbyer biznese të mbyllura, familje në nevojë, të papunë 6.5 miliardë lekë
Mbështetjen për të papunët dhe bizneset 7 miliardë lekë, 2 paketat në një

Rritje e shpenzimeve për emergjencat civile 2 miliardë lekë
Kemi 0 tatim- fitimi për kompanitë për biznesin, 360 milionë lekë

Garancia sovrane 11 miliardë lekë
313 milionë lekë

Garancia 15 miliardë lekë, e dyfishuar me interesin 30 miliardë lekë
15 miliardë lekë

1 miliard fondi
15 miliardë shtyrja e taksave

90.7 miliardë lekë 5.41% e PBB. Jam i bindur se do votoni aktet normative se janë në mbështetje dhe jemi vendi i dytë në rajon që e kapim këtë. ”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb