Një miliard doza të vaksinës kundër Covid janë administruar në Indi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qeverisë indiane rreth 30% e qytetarëve kanë plotësisht të imunizuar.

Në fillim të pandemisë India u përball me keqmenaxhim të situatës së Covid si edhe me mungesa të mëdha të vaksinave.

India është vendi i dytë pas Kinës që ka administruar një miliard doza të vaksinës, ndërsa qeveria përshëndeti këtë arritje duke e cilësuar si “shekullin e vaksinës”, shkruajnë mediat e huaja.

“Mirënjohje për mjekët tanë, infermierët dhe të gjithë ata që punuan që të arrinim këto rezultate”, shkruan kryeministri Narendra Modi në “Twitter”, ndonëse theksoi se ende ka shumë punë për të bërë.

Vendi po përpiqet që të përshpejtojë procesin e vaksinimit përpara se vala e tretë e parashikuar e virusit të godasë Indinë. Kujtojmë se vala e dytë ishte shkatërruese për vendin, pasi gjunjëzoi sistemin shëndetësor dhe çoi në mungesë të shtretërve në spitale , të ilaçeve si edhe mungesë të oksigjenit.

Ndërkohë numri zyrtar i vdekjeve në Covid është 450,000 , ndërsa pretendohet që shifrat të jenë edhe më të larta se statistikat e publikuara në mënyrë zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb