Erisa Brahimaj u shpall Kampione Ballkani “Cadet”, në Turqi. Xhudistja shqiptare, ia doli të dalë më e mira e rajonit, teksa fitoi katër ndeshje, duke dhuruar një paraqitje fantastike në çdo sfidë.

Në një intervistë për News24 në programin ‘FitStation’ ajo tregoi emocionet e këtij titulli.

“Jam shumë e emocionuar për këtë medalje pasi kam bërë shumë stërvitje dhe mezi prisja të zhvillohej si garë. Ky titull ishte një shtysë për medalje më të rëndësishme”- u shpreh sportistja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: