Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Everton-it. Përveç temave që kanë lidhje me fushën, trajneri i Manchester City-t ka folur edhe për luftën në Ukrainë, duke komentuar situatën e Zinchenko-s.

“E duam të gjithë vendin ku kemi lindur. Dhe nëse vrasin njerëzit e tu, persona të pafajshëm…Si do të ndiheshe? Kam folur me Zinchenko-n, është një djalë shumë i fortë, është stërvitur në ditët e kaluara dhe do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen”, ka thënë Guardiola.

“Mbaj mend atë që ka ndodhur në Jugosllavi, askush nuk ka bërë asgjë. Ka shumë luftëra në botë dhe shumë persona të pafajshëm vdesin kur duhet të jetojnë në paqe. Të gjithë duan një shtëpi, të flenë mirë, ushqim në tavolinë dhe dashuri

Të pafajshmit i paguajnë gjithmonë pasojat me një çmim të tmerrshëm, për vendimet e pakicës. Nuk kemi mësuar akoma nga e shkuara. Ukrainë, Siria… si shumë vende të tjera në botë. Në fund, më i forti e vret gjithmonë më të dobëtin” – përfundoi trajneri Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb