Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka me anë të një postimi në Facebook ka shprehur urimet e saj në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ajo shtoi se Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi, ndërsa shtoi se vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi.

Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Balkanit Perëndimor është në BE”, shkroi Xhaçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: