Autori i sulmit në Vjenë thuhet se ka jetuar në një ndërtesë në distriktin Donaustadt, i cili ndodhet në pjesën verilindore të kryeqytetit austriak. Në orën, 1:30 të mëngjesit, policia theu derën dhe u fut brenda në banesë.

Pas sulmit në qendër të Vjenës, bastisje të shumta shtëpish u kryen në afërsi të shtëpisë së autorit të veprës në qytetin e Vjenës dhe gjithashtu në Austrinë e Poshtme. Terroristi (20-vjeçar), thuhet se ka jetuar në një komunitet në mes të qytetit të Danubit, shkruan tg.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në orën 1.30 të mëngjesit, banorët u zgjuan nga një shpërthim, policia kishte përdorur një ngarkesë shpërthyese për të arritur në banesën e vrasësit, i cili ishte qëlluar rreth katër orë para Kishës së Shën Rupertit.
“Të gjithë e kemi dëgjuar zhurmën. Ka gjithmonë trazira – por diçka e tillë më ka shtangur”, i tha një fqinj i vrasësit gazetës “Heute”.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte. U ngrita dhe eca drejt te dera dhe pashë jashtë. Unë pashë vetëm figura të zeza sepse nuk i kisha syzet”, tha K.S. (25) në një intervistë me “Heute.at”.

Ai jetonte nën banesën e vrasësit. Vetëm kur ka vendosur syzet, ai atëherë e kuptoi se ishte çështje e njësive të policisë.
Tani ka ende rrënoja të derës së thyer të apartamentit në korridor. Lokalet e terroristit ndërkohë janë mbyllur përsëri nga ekzekutivi me një derë të përkohshme çeliku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: