Të bësh punë fshati? Përse jo, duke parë se papunësia ka arritur kulmin e saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në një pjesë të madhe të shteteve tjera.

Por kriza duket se nuk vlen për në Zvicër, pasi duke bërë punët e zakonshme të një njeriu që jeton në fshat mund të fitosh deri në 3 mijë euro në muaj. Agjencitë agrokulturore në këtë vend janë të gatshme të shtojnë personelin dhe njëkohësisht pranojnë të punësojnë edhe refugjatë nga vendet e tjera.

Por përse fitohet kaq shumë? Sepse ekziston një rrogë minimale zyrtare, e përcaktuar në ligj, e cila është 2300 franga për muajin e parë dhe 3200 franga për të dytin, respektivisht në euro janë 2200 dhe 3100 euro.

Kjo kërkesë pune vjen nga zona e Canton Ticiono, ku kostoja e jetesës është mjaftueshëm e lartë, por që me siguri çdo shqiptar, me pak kursim mund t’ia dalë më së miri. Sic shprehet docenti i politikës për migracionin në universitetin Neuchatel Etienne Piguet, “në këtë sektor në Zvicër ka mangësi të mëdha punëtorësh, ndaj kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë punësimi”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: