Pas shtatë javës, Koreja e Jugut raporton shtimin më të madh të rasteve të reja me koronavirus. Ndonëse u konsiderua si ndër vendet model për frenimin e koronavirusit, me anë të testimeve masive.

Zyrtarët njoftuan për 40 raste të reja të mërkurën – shumica e tyre në një zonë të populluar metropolitane të Seulit. Ky është numri më i lartë qysh më 8 prill, kur janë raportuar 53 raste të reja. Pjesa më e madhe e rasteve të fundit, 36 sosh, u regjistruan në depon e një firme elektronike.

“Dyshohet se rregullat themelore në depo nuk janë zbatuar”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Gang-lip, duke aluduar në distancimin fizik. Nëse rregullat nuk zbatohen në vendet e punës, mund të kemi infektime masive, paralajmëroi ai. Në total, Koreja e Jugut ka konfirmuar 11,265 raste me koronavirus dhe 269 viktima.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: