Politologu Roland Lami deklaroi se aksioni i Operacionit të Forcës së Ligjit, që po godet eksponentë të krimit dhe asetet e tyre të krijuara nga veprimtaritë kriminale, tregon se vendi është në emergjencë.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ pohoi se nuk është dakord me këtë iniciativë, e cila i ka dhënë pushtet Policisë së Shtetit.

“A jemi ne një emergjence?! Për mua jemi. Opozita ka anatemuar për këtë. Mbi këtë akuzë ka ngritur gjithë aksionin e saj politik, duke e anatemuar qeverinë për lidhje me banda. Sot qeveria, duke na marrë një masë ekstreme, lë të kuptojë se ka pasur të drejtë opozita. Nuk ka asnjë arsye tjetër që të merret një masë e tillë. Qeveria konfirmoi atë që thotë opozita; jemi në situate emergjente. Struktura që udhëhiqet nga ministri i Rendit ka vendosur një instrument që është tërëisht politik, si OFL-ja. Si mund t’ja lëmë qeverisë që të korrigjojë diçka që se ka bërë në 7 vite qeverisje?! Apo i duhet një efekt më i shpejt, për marrjen e negociatave apo zgjedhjet. Nëse deri dje merrej një sekuestro nga prokuroria, dhe sot nga policia, dhe ne s’na duhet një shtet policor. Formula nuk na çon në ndarje pushteti. Ka pasur iniciativë në lidhje me kuponin tatimor, për Lazaratin, për energjinë elektrike, këto janë lënë rrugës të gjitha. Edhe kur ka pasur iniciativa të tilla, nuk i përfundon, por i lë rrugës. Mua më shqetëson kjo iniciativë, edhe nëse ka qëllimin e mirë.”, tha Lami.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: