Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e PR-së në Paskuqan, nga ku theksoi se në Shqipëri nuk ka më gjykata dhe prej kohësh nuk po respektohet Kushtetuta dhe liritë e të drejtat e qytetarëve.

Në fjalën e tij tha se “Edi Rama ka shkatërruar sisteminkushtetues dhe shtetëror në Shqipëri”. “Nuk ka më gjykata. Parlamenti është një parlament qesharak, por që luan tragjedimbi kurrizin tonë për t’i shërbyer interesave të një regjimikorruptiv dhe nuk kemi më një qeveri, por kemi vetëm një regjimtë drejtuar nga një njeri që nuk pyet as për Kushtetutë dhe as për ligj. Europa dhe të gjithë e shohin qartë dhe ne nuk mund tëpretendojmë të jemi vendi i Bashkimit Europian për sa kohë nukka Kushtetutë, nuk ka shtet, nuk ka institucione, nuk ka liri dhetë drejta për gjithsecilin nga ne. Kjo është një thirrje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne të kuptojmë se kush është përpara; jemi ne apo është shteti. Ne e kemi ndërtuar shtetin për të na shërbyer ne, por për fatin e keq shteti është mbivendosurmbi ekonominë tonë, mbi jetën tonë, mbi të ardhmen tonë, mbiçdo gjë që ka të bëj me mundësinë për të ndërtuar ekonominëtonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, për të ndërtuarl lumturinë në Shqipëri”, deklaroi Mediu.

Kreu i PR-së u ndal edhe tek pandemia që prej disa muajsh kapushtuar vendin tonë. Fatmir Mediu nënvizoi se qeveriashqiptare nuk ka bërë investime në shëndetësi për të përballuarpandeminë dhe se në fakt nuk po i mbështet qytetarët dhebizneset ekonomikisht gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Pandemia i ka shtuar problemet dhe hallet. Jo vetëm për faktinse është një problem i madh shëndetësor dhe nuk po menaxhohetsepse nuk është investuar në shëndetësi, por sepse qeveriashqiptare si asnjë qeveri tjetër në rajonin e Ballkanit, nuk pombështet qytetarët e vetë dhe nuk po bën investime për tëpërballuar pandeminë, por dhe për të ndihmuar ekonomikisht nëmënyrë që ato biznese të vogla dhe të mesme të zhvillojnë ngapak ekonomi në mënyrë që të mos vuajmë një pandemi akomamë të gjatë që është pandemia ekonomike në vendin tonë. Ne jemi bashkë me Kosovën, vendet më të varfëra të Europës. Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë, sepse ne nuk kemi një qeveri që të zhvillojë ekonomi, reforma në shërbim të interesve të qytetarëve, të ekonomive, të mbështetjes së biznesit dhe tëpunësimit, por e kundërta. I shkatërron ato për shkak të interesave për të përfituar. Të gjithë njerëzit e dinë se kush është Edi Rama. Të gjithë njerëzit e vuajnë qeverisjen e Edi Ramës. Të gjithë njerëzit se pranojnë dot frymën e sharjes e përbuzjes të përditshme të Edi Ramës”, – tha Mediu.

Në fund të takimit, Fatmir Mediu iu rikujtoi strukturave tëPartisë Republikane se opozita ka si detyrë parësore që të krijojë një raport besimi mes qytetarëve dhe politikës, si dhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb