TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sot për situatën në vend teksa deklaroi se gjendja ku jemi sot është e pakrahasueshme me asnjë vend të rajonit apo të Europës.
Në një takim për të prezantuar planin e rimëkëmbjes ekonomike, Basha theksoi se vendi po përballet me një katastrofë potenciale teksa i quajti faje dhe jo gabime ato që nuk janë bërë nga qeveria këta 6 muaj për menaxhimin e pandemisë.

“Prej më shumë se 6 muaj Shqipëria po lëngon nga efektet e pandemisë COVID e cila ka nxjerrë zbuluar disa plagë të thella strukturore të ekonomisë dhe shëndetësisë shqiptare dhe probleme sociale me të cilat vendi dhe qytetarët përballen prej kohësh. Këto 6 muaj kanë qenë muaj të vështirë për të gjithë qytetarët, nga më të pamundurit, të varfrit, të papunët tek sipërmarrja, çdokush ka ndjerë pasojat e drejtpërdrejta shëndetësore dhe ekonomiko-sociale të pandemisë. Për fat të keq këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të hartuar dhe vënë në jetë një plan efikas masash për të ndihmuar njerëzit apo të përmirësojë përgjigjen shëndetësore ndaj COVID-it drejtpërdrejt dhe efektin që kjo pandemi ka pasur tek pacientët dhe familjarët e tyre. Të gabosh është njerëzore ndonëse për PD nuk janë gabime, por janë faje ato që nuk janë bërë këto 6 muaj. Nga marsi ne kemi paraqitur propozime konkrete, një pjesë u adaptuan në letra po nuk zbatuan kurrë. Gjendja ku jemi sot e pakrahasueshme me asnjë vend të rajonit e lë më vende europiane. Nuk jam sot këtu për të drejtuar gishtin. Ndërkohë që të njëjtët shkaktarë të kësaj gjendjeje keqmenaxhimit të pandemisë dhe efektet pandemike të saj vazhdojnë lojërat propagandastike vendi po përballet me një katastrofë potenciale. Takimi ka vetëm një temë, plani i rimëkëmbjes dhe 5 hapat për t’u përballur me krizën. Produkt i konsultimit me ekspertët më të mirë vendas e të huaj dhe si një kontribut i PD-së në këtë fazë kritike teksa përballemi me rëndimin potencial të pandemisë ndërkohë që shumica e njerëzve janë zhytur thellë në pasojat e krizës sociale dhe ekonomike”, deklaroi kreu i PD.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb