Ish-ministri i Financave, njëherësh ekspert i ekonomisë, Arben Malaj tha se vendimi i Abritrazhit për Agon Channel, ku detyron shtetin shqiptarë që ta dëmshpërblejë me 108 milionë euro, është një vendim i formës së prerë.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Malaj tha se Ramës dhe Ballukut duhet t’ja thotë dikush këtë fakt, se Shqipëria është shtet sovran.

Mes të tjerash Malaj tha se kjo gjë kështu do të ndodhë dhe me rastin e Prestige Resort, i cili u hodh në erë paligjshmërisht. Sipas Malajt, sikur vetëm te një pasazh i raportit të DASH të ndalej gjykata, çështja do të fitohej, siç ishte konstatimi se; Prestige Resort u shemb për shkak të vijës editoriale të News24.

“Është një gjobë e rëndë për taksapaguesit shqiptarë. Është shprehje e qeverisjes kudra ligjit. Rasti o parë ishte me shembjen e pallatit në Vlorë, të familjes së Bashës. Shqiptarët humbën në këtë rast paratë e tyre. Edhe për rastin e Agon Channel, vendim i Arbitrazhit është i formë së prerë. Avokati i Shtetit dhe ministria e Financave duhet të sqarojë kryeministrin dhe zv/kryeministres që shteti është shtet sovran. Kryeministri s’duhet të akuzojë të tjerët se gjoba nuk është e vërtetë dhe se ishte sajesë nga ata që nuk e duan këtë vend. Është mungesë papërgjegjshmërie. Nuk mund të thuash diçka që ekziston se nuk ekziston. Gjoba është e madhe. Opozita në vend që të kërkojë komisione parlamentare, duhet të bëjë ndryshim të buxhetit.

Nuk penalizohet shteti në këtë rast, por taksapaguesit. Duhet të shkojnë në SPAK, të hetohen, pasi nuk është përgjegjësi e paidentifikuar. Duhet të dihet se kush nga ministrja që e ka bërë. Do kemi gjoba të tjera të rënda. Mjaftoi raporti i DASH, që tha se sulmi ndaj Prestige Resort është bërë për shkak të linjës editoriale të News24. Edhe nëse ngelemi te ky pasazh, fitohet. Prishja e bravave te Resorti ishte kriminale. Ky model qeverisje do i kushtojë taksapaguesve. Baccheti njihet që është një ‘skifter’, që duke dëgjuar vetëm fjalë ka fituar gjyqe me shumë kompani.

Kur bëhet një kontroll duhet të bëhet me të gjitha kompanitë. Në rastet kur përdor një mënyrë indirekte si është konsumi i energjisë elektrike dhe këtë e bën vetëm me një kompani duket si një presion vetëm me këtë kompani. Por të falimentosh produktin vendas, nuk e kuptoj sa është kundër medias apo nëse ka diçka tjetër!? Pra këtu ndërthuren interesa të tjera. Të detyrosh një kompani për falimentim të detyruar ku 300 apo më shumë punonjës humbasin vende punë, nuk është normale sidomos në këtë gjendje në të cilën ndodhet ekonomia. Legjislacioni tatimor e njeh të drejtën për të negociuar. Politikat e mira e ndihmojë biznesin të rriten, dhe jo gjobat. Nuk duhet të ketë një filozofi të qeverisjes e dhunën e taksave.”, tha Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: