Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Turqisë shprehu shqetësim të thellë dhe dënoi fuqishëm hapjen e Ambasadës së Kosovës në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të MPJ-së turke thuhet se liderët e kombit që ka vuajtur shumë dhimbje në luftën për pavarësi, injoruan plotësisht gjendjen e rëndë të palestinezëve që përballet me okupim disadekadësh dhe abuzime të rënda të të drejtave të njeriut.

“Liderët e Kosovës kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosur të procesit të paqes, duke përfshirë rezolutën e Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi statusin e Kudsit, si dhe kanë rrezikuar shpresat për paqe dhe një vizion për një zgjidhje të krizës në Lindjen e Mesme bazuar në krijimin e dy shtete të pavarura. Ne u bëjmë thirrje liderëve të Kosovës që të dëgjojnë zërin e arsyes dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”, thuhet në deklaratën e MPJ-së turke.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës njoftoi sot se Ambasada e Kosovës në Al-Kuds është hapur zyrtarisht.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës bëri të ditur se është zyrtarizuar Ambasada e Kosovës në shtetin e Izraelit, me seli në Kuds, “bazuar në Marrëveshjen e Ëashingtonit të 4 shtatorit 2020”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb