Irani ka shkarkuar trajnerin kroat Dragan Skocic. Edhe pse tekniku 53 vjeçar dërgoi Kombëtaren në Botërorin e Katarit, kjo nuk ka mjaftuar për drejtuesit, të cilët ë dërguan para kohe në shtëpi.

Skocic bëri mjaft mirë në pankinë dhe në kualifikueset e Katarit, përfaqësuesja e drejtuar prej tij zuri vendin e parë me 25 pikë.

Ai numëron 18 sfida në krye të këtij ekipi, me skuadrën që ia ka dalë të marrë 2.56 pikë për ndeshje. “Timonieri” u ul në stolin e Iranit në vitin 2020, duke zënë vendin e Marc Wilmots.

Rge

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: