Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka reaguar ndaj marrëveshjes së arritur nga G7 dhe Australia për vendosjen e një kufiri prej 60 dollarësh për naftën ruse, duke e quajtur atë jo serioze dhe duke bërë pak për të penguar Rusinë nga lufta.

Kufiri i çmimit të naftës ruse nga deti u miratua nga G7 dhe Australia , pasi u ra dakord nga vendet e BE-së. Masa synon të reduktojë të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës dhe të kufizojë një burim kyç financimi për luftën e saj në Ukrainë, duke parandaluar një rritje të çmimeve globale.

“Nuk do ta quaja një vendim serioz për të vendosur një kufi të tillë për çmimet ruse, kjo nuk ndikon në buxhetin e një shteti terrorist”, tha Zelenskiy në një fjalim video të shtunën, teksa shtoi se është vetëm çështje kohe përpara se të përdoren sanksione më të forta. Është për të ardhur keq që të humbim kaq kohë.”

Rusia ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të furnizojë me naftë vendet që zbatojnë kufirin dhe iu përgjigj marrëveshjes duke përsëritur se “nuk do ta pranojë” kufirin dhe po analizon se si të përgjigjet.

Kufiri i çmimit të G7 do të lejojë vendet jo-anëtare të BE-së të vazhdojnë importimin e naftës së papërpunuar ruse në det, por do të ndalojë kompanitë e transportit detar, sigurimesh dhe risigurimesh që të trajtojnë ngarkesat e naftës së papërpunuar ruse në të gjithë globin, përveç nëse ajo shitet për më pak se 60 dollarë.

Kjo mund të komplikojë dërgesën e naftës së papërpunuar ruse me çmim mbi kufirin, madje edhe në vendet që nuk janë pjesë e marrëveshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: