TIRANË

Pas përplasjes me maxhorancën dhe KED për Gjykatën Kushtetuese Presidenti i Republikës Ilir Meta do të vërë në zbatim një aksion politik për situatën dramatike ku ndodhet vendi.

Mësohet se Kreu i Shtetit ka në plan të zhvillojë takime me kryetarët e partive parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt të këtij viti. Diskutimet do të jenë për situatën në vend. Por nga ana tjetër zëdhënësi i Presidentit, z.Tedi Blushi nuk përjashton edhe iniciativa dhe vendime të tjera të rëndësishme.

I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se: “Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb