Komisioni i Disiplinës në “FSHF” dha sot vendimet për javën e fundit në të gjithë Kategoritë e futbollit në vendin tonë. Ra në sy se skuadra e Laçit është dënuar me vetëm dy ndeshje pezullim, duke patur parasysh se në përballjen kundër Kukësit tifozët e kurbinasve hodhën gurë ndaj tifozërisë mike, por nuk munguan as sendet e forta në fushë ndaj futbollistëve kundërshtarë.

Duke mos paragjykuar aspak këtë vendim, ju risjellim në vëmendje “Vendimet e Disiplinës” me datë 27/10/2017 kur Flamurtari për shkak të protestave ndaj “FSHF-së” dhe një banderole ku shkruhej “pulave iu ka hije të kakarisin vetëm në kotec” u dënua me 4 ndeshje pa tifozë.

pulat

Gjithkush mund të gjykojë vetë objektivisht, por kurrsesi nuk mund të krahasohen gurët në kokën e futbollistëve me protestat ndaj FSHF-së, e jo më të dënohet më shumë kjo e dyta.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb