Komisioni i Disiplinës në FSHF ka bërë zyrtare vendimet për të gjithë kategoritë e futbollit në vendin tonë për javën që lamë pas. Bie në sy dënimi Kamzës për të luajtur me 1 ndeshje pa tifozë, si shkak i sjelljes së gabuar të këtyre të fundit në ndeshjen kundër Kukësit.

Gjithashtu për shkak të sjelljes së gabuar të tifozërive është dënuar me gjobë Flamurtari dhe Tirana, të dyja konkretisht me 200.000 mijë lek.

Vendimet

1. KF “Kamza”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. Flamurtari F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje fyese, në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.Në aplikim të nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

4. KF “Sopoti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

5. Lojtari i KF “Sopoti”, Martin Rreshka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) dhe 49/1.a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF “Vora”, Artur Sejdini, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF “Shkodra” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Iliria” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

8. KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

9. Zyrtari i KF “Burreli” U-17, Ermir Dika, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Zyrtari i KF “Luftëtari” U-17, Neritan Novi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Maliqi”,Igli Bashllari, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb