Komisioni i Disiplinës në FSHF ka bërë sot publike dënimet për të gjithë shkeljet e konstatuara në javën e dytë të Superligës. Këtë herë nuk ka dënime me mbyllje stadiumesh për tifozët, por gjobë dhe paralajmërime.

Më poshtë të gjitha vendimet

1. K.S “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

2. “Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes si dhe duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3. K.F Kamza, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

4. K.F Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje për ndryshimin e uniformës së garës pa miratim paraprak të FSHF, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb