TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur sot ndryshimin e organizimit dhe funksionimit të IKMT-së. Sipas vendimit të qeverisë, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit organizohet në dy nivele, qendror dhe rajonal. IKMT drejtohet nga kryeinspektori, emërimi dhe lirimi i të cilit bëhet nga KM.

Po kështu qeveria miratoi vendimin për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit.

Degët e IKMT-së do të jenë në Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë, Sarandë, Lushnjë, Kukës dhe Shkodër.

Gjithashtu është miratuar marrëveshja me Jordaninë që konsiston në heqjen e vizave për diplomatët. Në vendimet e qeverisë është edhe shpronësimi i të prekurve nga segmenti Tiranë-Vorë si dhe ndryshime në licencat për tregtimin e lëndëve plasëse.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: