TIRANË-Ne mbledhjen e te merkures, qeveria miratoi disa vendime te rendesishme. Nder te tjera u miratua krijimi në buxhetin e vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, të Fondit Kombëtar të Garancisë, në masën 300 000 000 (treqind milionë) lekë, për nxitjen e kreditimit në bujqësi dhe zhvillimin rural.

Qeveria vendosi ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për kryerjen e procedurës së prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit, për përfitimin e projektit zbatues për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës.

Po ashtu, qeveria vendosi qe Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimeve “INSIG”, sh.a., të bëjë sigurimin e jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit për vitin 2015.

Ne mbledhjen e te merkures, qeveria vendosi qe z. Gjok Jaku emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Qeveria vendosi edhe miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë.
Nderkohe, qeveria vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për bashkëpunim në kontekst të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni dhe asfaltimi i rrugëve të brendshme në Bashkinë e Vorës.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: