Kreu i Partisë Demokratike, ripërsërit edhe njëherë tre kushtet e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore, ndërsa falënderoi ndërkombëtarët, duke thënë se tryeza e djeshme u arrit falë presionit të tyre.

Basha tha nga selia e PD se kushtet e opozitës së bashkuar janë shkëputja e politikës nga krimi, ndëshkimi i krimit elektoral dhe marrja e vendimeve për Reformën Zgjedhore mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës.

“Lufta e krimit në politikë, ndëshkimi i krimit elektoral nga Dibra e kudo, ja dy kushte të opozitës së bashkuar. Pavarësisht, propagandës së shfrenuar të atij që për katër vite me radhë u mundua të anashkalojë kushtet e Bundestagut, faktet janë këto: Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseduopozita e blerë më paratë e krimit dhe oligarkisë”. Vendimet për Reformën Zgjedhore do merren mes opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist+patericat e veta. Këto janë tre kushtet tona,

Këto janë tre konkluzionet e takimit të djeshëm, të cilat u arritën për shkak të presionit ndërkombëtar, për të shtyrë përpara axhendën e shëndoshjes së demokracisë së sëmurë në Shqipëri.

Një falënderim për Bundestagun gjerman dhe CDU/CSU, që i dhanë fund një periudhe të dëmshme, cinike në Shqipëri. Falënderim edhe për ndërkombëtarët në Tiranë, SHBA, BE, në veçanti britanikun, përmes tyre u vu në lëvizje mekanizmi i opozitës”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb