Luciano Boçi u ka kërkuar anëtarëve jo të Komisionit të Rithemelimit të pranojnë vendimin e gjykatës dhe të tërheqin çdo ankimim.

Në mbledhjen e grupit të nisur prej orës 13:00, Boçi u shpreh se duhet rrëzuar çdo përjashtim e pezullim për t’u bashkuar.

Degjova me vemendje te gjithe koleget. Bashkohem me shqetesimet e tyre dhe thirrjet per bashkim jane deshira te sinqerta.

Por bashkimi arrihet nëpërmjet akteve dhe proceseve. Po flasim këtu për dy procese bashkimi:  Ate te grupit Ate te bazes. Une dua te ndërtoj nje qasje tjeter. Eshte një proces por njeri eshte shkaku tjetri eshte pasoja. Kuvendi i 11 dhjet 18, proceset e tjera jane pasoja. Pasoja te vendimeve te gabuara te lidershipit përfshire ne si grup. Qe te arrijmë bashkimin duhet te sherojme shkakun.’te bashkojmë grupin. Nepermjet zbatimit te rregullave te funksionimit e kryerjes se akteve politike. Cdo vendim politik dhe i qendrimit politik duhet te kaloje nepermjet konsultimit te kryesise dhe te merret si vendim ne grup. Edhe mbledhja e tij. Aktet duhet te vazhdojnë me pranimin e vendimit te gjykates dhe terheqjen e ankimimeve qe sprodhojne gje. Sikurse me pranimin e çdo anëtari grupi si te tille duke rrezuar çdo përjashtim e pezullim. Procesi i bashkimit ne baze,  e cila na vëzhgon dhe mban qendrime sipas pozicioneve tona, nese ne bashkohemi, natyrshem na ndjek ne kete proces bashkimi. Bashkimi i bazes nuk përfundon as ne 30 as nje jave me pas. Ai eshte i vazhdueshem. Nese vërtet bashkohemi do arrijme te jemi force poltike e besueshme dhe alternative qeverisese!

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: