Sekretari për çështjet ligjore i Berishës, Ivi Kaso, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kaso u shpreh se kanë kërkuar regjistrimin e PD në KQZ, ndërkohë që i ka bërë thirrje këtij institucioni të mos veprojë sipas interesave të mazhorancës dhe me dy standarde.

“Vendimi i 3 marsit, nuk ka qenë vendimi që dëshironin demokratët, është parë se si në një ushtrim të jashtëzakonshme demokracie u mblodhën në një kuvend në 11 dhjetor dhe morën fatet e partisë së tyre në dorë. Këtë festë demokracie pritën ta konkretizojnë sipas ligjit dhe sipas vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë.

Pas gjithë detyrave të shtëpisë që demokratët e bënë siç duhet, kur panë presionin që iu bë gjykatave, vetëm 3 ditë para afatit të fundit të regjistrimit për zgjedhje, nga zyrat e pushtetit nga ministrja e jashtme kishte parathënë para një jave se cili do të ishte vendimi, nuk do shumë mend që të kuptosh që vendimi është shkruar në zyrat e qeverisë dhe ka ardhur tek gjyqtarët që përballë presionit morën atë vendim. Nuk u zhbë 11 dhjetori por vonoi regjistrimin e Statutit në Gjykatën e faktit, gjë që do të ndodhë herët e vonë”, ka deklaruar ai.

Kaso sqaroi se në zgjedhje PD do të shkojë me kkoalicion, ndërsa sqaroi mënyrën se do të zhvillohen bisedimet për kushtet e garimit.

“Ka pasur një qëndrim publik të PD, ku synohet regjistrimi me simbolet e veta duke shfrytëzuar potencialin e plotë. Ky ka qenë dhe vijon të mbetet plani A edhe pas vendimit të Apelit.
Kemi bërë detyrat tona dhe kemi çuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e subjektit, por nuk përjashtohet koalicioni, gjë që PD e ka bërë tradicionalisht.

Ne kemi një marrëveshje koalicioni të firmosur me PL dhe PBDNJ, jemi në diskutime për koalicion tjetër.
Brenda koalicionit ka interesa politike dhe një pjesë e subjekteve kanë edhe llogaria elektorale, duke bërë një listë kandidatësh për këshilltarë vetëm të tyret.
Ndërkohë që ligji parashikon që në koalicion lista duhet të jetë një dhe e vetme, pra duket të ulemi në tryezë e të bisedojmë.

Ajo që duhet diskutuar është kush parti do përfshihet me listën e këshilltarëve dhe do futet në provën e saj elektorale.
Në 6 mars nuk kishim ende një vendim gjykate. Tani e kemi një vendim që pavarësish vendimit të ndërmjetëm të Apelit qëndron në fuqi dhe duhet të kryhet regjistrimi i subjektit.

KQZ nuk mundet të vendosë një herë siç i pëlqen mazhorancës dhe tani që do shkonte në të kundër të interesit të pushtetit të regjistrojë opozitën, të veprojë ndryshe. I sugjeroj që të mos veprojë si fryn era e pushtetit”, tha ai.

Në lidhje me propozimin e grupimit të Alibeajt për bashkëpunim dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, Kaso tha se kjo ishte një ofertë jo e sinqertë, nga ata që bënë gjithçka që procesi të vijonte.

“Një ftesë e tillë nga Alibeaj është gjithçka veçse e vërtetë. Grupimi Alibeajt në gjykatë kanë kërkuar mosnjohjen e kuvendit të 11 dhjetorit, dhe në këtë mënyrë zhbërjen legjitime të organeve specifike të PD. Ata kërkojnë rrëzimin e Kuvendit, Statutit dhe çdo vendimmarrje tjetër.
Një fraksion i tillë që deri tani kanë bërë gjithçka dhe sot kërkojnë bashkim, thirrja mund të ketë gjithçka veçse e sinqertë.
Demokratët e kanë të qartë atë që po ndodh në PD dhe agresionin nga pushteti, janë më të motivuar se kurrë të mbajnë gjallë PD dhe simbolet. Mënyra e vetme është angazhimi dhe maksimalizimi që kandidatët e PD të marrin maksimumin e mundshëm. Demokratët e kanë ë qartë kush është krena e vetme që drejton demokratët”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb