Qytetarët australianë, që kthehen në shtëpi nga India, mund të përballen me pesë vjet burg dhe gjobë, pasi qeveria e ka bërë udhëtimin në vendlindje, përkohësisht të paligjshëm.

Ministria e shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë “bazuar në përqindjen e njerëzve në karantinë që kanë tashmëë një infeksion Covid-19 në Indi”.

Më parë këtë javë, Australia ndaloi të gjitha fluturimet nga India. Ka rreth 9 000 australianë në Indi, 600 prej të cilëve klasifikohen si të pambrojtur.

Kjo do të jetë hera e parë që australianët kriminalizohen për kthimin në vendin e tyre, raportojnë mediat vendore. Një mjek i tha ABC se ligji i ri i qeverisë ishte joproporcional me kërcënimin e paraqitur nga ata që ktheheshin nga India.

Nga e hëna, kushdo që ka qenë në Indi brenda 14 ditëve nga data e parashikuar e mbërritjes në Australi, do të ndalohet të hyjë në vend.

Mosrespektimi i vendimit të ri mund të rezultojë në një dënim me pesë vjet burg, një gjobë prej 66,000 dollarësh (37,000 £)  ose të dyja dënimet e marra bashkë. Vendimi do të rishikohet në 15 maj, tha Ministria e Shëndetësisë. “Qeveria nuk i bën këto vendime lehtësisht,” tha Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt në deklaratë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb