TIRANE- Për vendimin e Komisionit të Apelit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka folur edhe kreu i FSHF-së Armando Duka.

Pas kthimit nga Nioni, Duka i është përgjigjur pyetjeve që shqetësojnë opinionin publik shqiptar. Ai siguroi se pala shqiptare nuk do ndalet në rrugën e saj për të kërkuar drejtësi.

“Jemi sigurisht të zhgënjyer. Prisnim drejtësi, por Komisioni i Apelit la në fuqi vendimin e parë. Gjithsesi edhe deponimet në Apel afruan fakte të reja, që vërtetojnë se ishte i pamundur vazhdimi i lojës. Do të kërkojmë drejtësi në KAS-in e Lozanës. Pavarësisht këtij vendimi, për rrugën drejt kualifikimit, e rëndësishme është ndeshja kundër Armenisë në Elbasan”, deklaroi presidenti Duka.

Apeli vendosi dje të lërë në fuqi vendimin e Gjykartës së Shkalës së Parë të UEFA, ku Shqipëria humbi 3 me zero në tavolinë, ndërsa Serbisë ju hoqën 3 pikë. Njëkohësisht të dyja federatat duhet të paguajnë edhe gjobën prej 100 mije euro.
Gjithçka mbetet e pandryshuar dhe Shqipëria vazhdon të ketë vetëm 4 pikë në grupin I duke mbajtur vendin e 3-të. Nga ana tjetër Serbia ndan vendin e fundit sëbashku me Armeninë me nga 1 pikë secila.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: