Deputeti demokrat, kandidat i Berishës për Elbasanin në zgjedhjet lokale të 14 majit, Luçiano Boçi tha se përpjekja për ta zhbërë Partinë Demokratike, duke rrëmbyer dhunshëm të drejtën e saj për t’u regjistruar në zgjedhje, nuk do të pengojë kurrsesi betejën e tyre.

Në një reagim në ‘Facebook’ Boçi, duke komentuar vendimin e djeshëm të Apelit për t’i lënë vulën e PD-së Alibeajt, tha se kjo goditje do të shndërrohet në ushtrimin më të fortë të demokracisë.

MESAZHI I BOÇIT
TI E BAN NDRYSHIMIN ?
ELBASANI KA NEVOJË PËR TY???
Kontratën e nisur me demokratët në 4 dhjetor pas procesit të Primareve dhe kontratën e përhershme që kam lidhur me qytetarët e Elbasanit, të cilët më kanë besuar dhe votuar vazhdimisht në çdo betejë elektorale, e kam të panegociueshme dhe të pazgjidhshme!
Përpjekja për ta zhbërë Partinë Demokratike, duke rrëmbyer dhunshëm të drejtën e saj për t’u regjistruar në zgjedhje, nuk do të pengojë kurrsesi betejën tonë të nisur për ndryshimin e Elbasanit!
Demokratët do dinë të jenë të bashkuar në një përballje që, përtej çdo problematike që ka brenda nesh, të ngrihen në lartësinë e përgjegjësisë politike dhe qytetare duke u përballur të gjithë bashkë me një pushtet të kalbur që ka 16 vjet që sundon Elbasanin!
Miqtë e mi, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë të qindra betejave në Partinë Demokratike unë ju bëj thirrje të vazhdojmë pa u ndaluar këtë rrugëtim që padiskutim do të sjellë FITOREN, për t’i rikthyer më në fund qytetarëve Bashkinë.
Unë i bëj thirrje të gjithë strukturave të Partisë Demokratike në Elbasan, të jenë tërësisht të angazhuara në misionin tonë për t’u përballur drejtëpërdrejtë me regjimin e drejtuar nga Edi Rama dhe ushtarët e tij lokalë!
Ajo që dje u mendua si goditje për eliminim, do të shndërrohet në ushtrimin më të fortë të demokracisë!
Ne kemi treguar se ia dalim!
Të gjithë bashkë do t’ia dalim!
Secili prej jush e ka në dorën e tij për të bërë ndryshimin!
Përtej fjalëve: Ti e ban ndryshimin ?
Elbasani ka nevojë për ty ?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: