Luan Baçi, deputeti i PD-së në një lidhje live me Neës24 foli për vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Boçi u shpreh se Rama ka skllavëruar disa deputetë të PD-së, teksa shtoi se gjykata bëri atë që duhet të bënte përmes ligjit, por ndodhi që ndërhyri kryeministri.

“E kam thënë që nuk prisja vendim tjetër nga Gjykata e Apelit. Pasi ankimi i Aliebaj ishte i paligjshëm dhe u pranua nga gjykata. Asgjë nuk ka ndryshuar, gjatë kësaj periudhe, mediat, demokratët e frynë vendimin e gjykatës. E dinë të gjithë që kjo nuk zgjidhte me vendim gjykate. PD ndodhet në një situatë të pazakontë. Dihet që janë 2-3 deputetë që janë skllevër dhe të blerë nga kryeministri që po luajnë përmes lojës. PD është kjo që është. Janë 44 mijë anëtarët që votuan në referendum. Në këtë këndvështrim, thjesht po i vështirësojnë punën demokratëve. Sot duke parë një PD të fuqizuar dhe të ngritur në nivelin e duhur bëjnë lojën tjetër duke çuar në gjykatë. Votuan mbi 80-90% e delegatëve për statutin dhe Gjykata e Shkallës së parë thjesht miratoi atë.

Gjykata bëri atë që duhet të bënte përmes ligjit, por ndodhi që ndërhyri kryeministri. Në prag të fushatës së zgjedhjeve për ti mos lënë kohë PD për të riankimuar, kërkon që ti përjashtojë nga zgjedhjet. Nuk besoj se do e kalojë Rama këtë punë pasi ka të bëjë me 750 mijë qytetarë.

Do të mblidhen organet teknike të PD për të vendosur. Nuk ishte menduar qe të ndodhte një çmenduri e tillë. Në këtë sistemi kemi një autokrat. Është për të ardhur keq sesi mund të ndodhë diçka e tillë. Kemi kryeministrin që mban pushtetin duke korruptuar drejtues të opozitës, deputetë, ndërkombëtarët, çdo gjë që i del para. Nuk mund të korruptojë mijëra e mijëra shqiptarë që kërkoj në ti thonë jo vjedhjes korrupsionit, vjedhjes që krye kryeministër të mos sulet mediave, News24, Panorama TV, Ora News. Nuk ka fund pozitiv për Ramën.

Nuk kemi dalë me një sigël të re. Asnjëherë nuk kemi garuar në siglën e PL dhe nuk kemi ndërmend. PD është kjo që është, ajo që ka sjellë lirinë në këtë vend. Pavarësisht vështirësive që po kalon do të vendosë se si do të procedohet.

Për mua ishte e pritshme”, tha Boçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: