Gjyqtari Bledar Adbullai do të mbetet përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë. Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Abdullai.

Trupi gjykues i kryesuar nga Luan Daci, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Natasha Mulaj lanë në fuqi vendimin për Abdullain, i dhënë në korrik të 2018-ës.

Bledar Abdullai ishte kandidat edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërkohë që nga detyra u shkarkua për shkak se ai dhe familjarët nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të deklaruar disa prona që disponojnë.

Kpaa
Kpaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb