Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka reaguar pas lajmit të transmetuar në “News24”  dhe “BalkanWeb” në lidhje me sigurinë  në aeroport.

Me një njoftim të shpërndarë për mediat, TIA thekson se siguria aeroportuale ka qenë dhe do të mbetet prioriteti kryesor i saj.  Duke shpjeguar  vendimin e Gjykatës, e cila i ka kërkuar TIA-s që të pezullojë garën për zgjedhjen e kompanisë së re, ky institucion garnaton qytetarët se siguria është primare dhe vendimi i gjykatës për pezullim të garës nuk është përfundimtar.

“Lidhur me shkrimin e djeshëm nga Balkanëeb të datës 09.09.2019, me titull “Siguria në Rinas në dorë të koncesionarit. Gjykata TIA-s: pezullo garën për zgjedhjen e kompanisë së re”, dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje se:  “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është në dijeni të vendimit jopërfundimtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Duke patur parasysh mosrinovimin e licensës për sigurinë nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil për ish-kompaninë e sigurisë në aeroport ICTS, TIA po garanton sigurinë aeroportuale në zbatim të ligjit të Koncensionit me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe organizative. Në konsultim dhe bashkëpunim me autoritetet e qeverisë dhe aviacionit civil, TIA ka shtuar masat e sigurisë në aeroport.Siguria aeroportuale ka qenë dhe do të mbetet prioriteti ynë kryesor. Një strukturë drejtuese ekzekutive ka forcuar udhëheqjen e kompanisë me një Drejtor të ri të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Drejtor të Përgjithshëm Operacional, për një mbikqyrje rigoroze të të gjitha operacioneve të sigurisë aeroportuale në TIA”.Departamenti i Komunikimit, Tirana International Airport”-thuhet në reagimin e TIA-s.

Një ditë më parë, News 24 raportoi se Gjykata Administrative i ka kërkuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të pezullojë urgjentisht garën për gjetjen e kompanisë së re, e cila pas përzgjedhjes do ketë në dorë fatin e sigurisë në aeroportin e Rinasit. Ky raportim duket se ka detyruar aeroportin të reagojë publikisht për të shpjeguar situatën mbi sigurinë në Rinas, e cila u vu në pikëpytje pas  megagrabitjes së 9 prillit, ku nga barku i avionit u grabitën miliona euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: