Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar hapin e radhës në tentativën për të rikthyer Albin Kurtin në kandidim për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas LVV, ka përpjekje për t’i pamundësuar zgjedhjet e 14 shkurtit dhe vendimi i Gjykatës Supreme i kundërvihet aktgjykimit të parë të Gjykatës Kushtetuese.

Përfundimisht LVV thotë se në garë do të hyjë me të 110 kandidatët.

 

STATUSI NGA VETËVENDOSJE

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb