Novak Djokovic mund të qëndrojë në Australi dhe të luftojë për të mbrojtur titullin kampion në Australian Open. Ky është verdikti i dhënë nga gjykata tribunale në Melburn duke anuluar vendimin e qeverisë australiane që i mohonte të drejtën tenistit serb për tu futur në shtetin e tyre për sa kohë nuk ishte i vaksinuar.

Gjyqi për Djokovic nisi me vonë për shkak të disa probleme teknike ndërsa zgjati më shumë se 7 orë. Avokatët e Djokovic paraqitën në gjykatë një tampon që konfirmonte se Djokovic ishte prekur nga COVID-19 më 16 dhjetor, në këto kushte nuk mund të vaksinohej brenda 6 muajve. Pavarësisht këtij vendimi nga gjykata, autoritet australiane nuk kanë ndërmend të dorëzohen pasi do të apelojnë këtë vendim.

Më në fund ka thyer heshtjen edhe vetë tenisti serb në një konferencë për shtyp të organizuar nga familjarët e tij: “Jam i lumtur dhe krenar që gjyqi anulojë vendimin për të më dëbuar. Pavarësisht gjithçka që ndodhi, dëshirojë të qëndrojë dhe të konkurrojë për të fituar Australian Open. Jam totalisht i fokusuar tek ky objektiv. Erdha këtu për të luajtur në një nga turnet më të rëndësishëm përpara këtyre tifozëve të mrekullishëm”, u shpreh ndër të tjera Djokovic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb