Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke folur në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24”, deklaroi se koronavirusi mund të bëjë që Shqipëria të përballet me një depresion ekonomik.

Qeveria nuk po merr asnjë masë për mundësi e ndihmë ekonomike për bizneset shqiptare. Unë mendoj se duhen bërë më shumë teste. Në Gjermani në një ditë bëhen 50 mijë teste. Kjo gjë duhet bërë edhe në Shqipëri. Shumë shpejt mendoj se do ketë edhe një depresion ekonomik. Unë nuk kam asgjë tjetër përpos asaj që ka thënë opozita në bllok.

Ne si LSI kemi ngritur ngë grup shëndetësor me zotin Vasili e zotin Tavo. Pa modesti, z.Vasili në kohën që ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë ka përballuar gripin e derrit dhe gripe të tjera të rrezikshme. Duhet ndihmuar biznesi i madh, biznesi i vogël dhe të ndihmohen edhe familjet që janë në nevojë”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se me aq sa ka dijeni, vendimi për karantinë nuk është marrë me vendim parlamenti, por me Facebook e rrjete sociale.

“Nuk kam asnjë koment, as për presidentin as për z..Basha. Jam shumë dakord me atë që thotë zoti Basha për sa i përket menaxhimit të situatës politike dhe ekonomike. Për mua si Monikë në radhë të parë është shëndeti i popullatës. Nuk ka vendim parlamenti për këtë. Vendimet janë marrë me Whatsapp e me FB”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi vlerësoi se mjekët e policët duhen falënderuar, pasi janë heronj të situatës.

“Policët dhe mjekët duhen falënderuar, sepse janë në vijën e parë të situuatës. Mendoj se shumë para që harxhohen për oligarkët mund të harxhohen për personat që vërtetë kanë nevojë. Rama duket sikur bën skece humoristike, jo dilni jashtë e hyni brenda.

Mendoj se duhet të marrë fund koha kur diskutojmë me njëri tjetrin, jo unë di më shumë e jo ti. Situata është e rëndë, sidomos ekonomike. Duhen bëre teste masive. Testimi masiv do kushtonte pak”, deklaroi Kryemadhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb