Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kërkuar që të bëhen me dije emrat e 3 anëtarëve që votuan kundër mbarimit të mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.

Vasili i akuzon ata për analfabetë ‘’mavi’’, teksa thotë se aritetika e klasës së parë fillore del e tepron për rastin Dvorani.

Po ashtu Vasili thotë se analfabetizimi në KLGJ është halli i madh për shqiptarët prandaj për hir të transparencës duhen nxjerrë emrat e atyre që votuan kundër mbarimit të mandatit të Ardian Dvoranit, anëtarit të Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kreu i KED.

 

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

 

Tre “analfabetë” ne KLGJ!!

Dje Keshilli i Larte Gjyqesor me votimin 6 me 3 largoi Dvoranin, qe turperisht dhe klientelisht vegjetonte ne Gjykate te Larte pafundesisht ne vite.

Ky vendim nuk perbente ndonje surprize sepse rasti Dvorani ishte shume qarte, i trashe dhe i thjeshte.

Surpriza “madheshtore” ishin ne fakt 3 anetaret e KLGJ qe votuan kunder.

Pyetja me naive ne bote eshte: A kane mbaruar klasen e pare fillore keta tre anetare?

Aritmetika e klases pare fillore del dhe tepron per te vendosur tek rasti Dvorani.

Prandaj keta tre anetare pas ketij votimi kunder te tyre per pasoje mund te quhen me plot gojen analfabete.

Publiku duhet te dije menjehere per hir te trasparences emrat e ketyre treve,
sepse analfabetizmi i ulur kembekryq ne KLGJ eshte hall i madh per shqiptaret.

P.S. Analfabete keta te tre nuk jane, ndersa analfabete ” mavi” po.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb