“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor që kandidatët në fletën e votimit të jenë me numra dhe jo me emra është një shejtanllëk i Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe një përpjekje për të fshehur kandidatët anonimë pas numrave”.

I këtij mendimi është kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e pasqyroi këtë mendim në një komunikim në “Facebook”.

Shehi pohoi se lista e Ramës është e përbërë nga shërbëtorë anonime dhe Rama po përdor çdo mjet që ka në dorë dhe në shkelje të ligjit për maksimizuar votën,

”Për mua është një gabim I madh vendimi I Kolegjit Zgjedhor që fleta e votimit të jetë me numra, e të mos jenë emrat. Është një shkelje e asaj pak lirie që u hap me votimin e ri, me idenë që ajo pak listë që do ishte e hapur të vlerësohej për shkak të emrit të kandidatit. Listat me numra janë një shejtanllëk i PS dhe Edi Ramës që ju bëjnë presion organeve, me idenë se lista e gjatë, ka vonesa në qendrat e votimit, duke rrezikuar përhapjen e Covid. Rama nuk ka besim tek lista e vet, emrat e majtës janë shërbëtorët të Edi Ramës, ata e meritojnë të jenë numra. Politika ka një piramidë të vetën, kjo na paralizon të gjithëve, pasi kemi investuar për emrin në politikë. Kjo që u bë është një shkelje e rëndë e demokracisë, tregon se Rama ndërhyn kudo ku është e manovrueshme”, tha Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb