Në emisionin “Open” në News24 mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me vendimin e marrë nga KQZ për mos regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në studio, Aldo Bumçi, Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike e ka quajtur vendimin e sotëm si dëshmi e një diktature moderne, ndërsa ka shtuar se e gjitha tregon se kryeministri Rama ka frikë se nuk ka më mbështetjen e të majtëve ndaj detyrohet të bëjë të tilla veprime.

Bumçi ka shtuar se frika e kreut të qeverisë vjen për shkak të aferave për të cilat a firmosur ndërsa tha se ndëshkimi më i madh nis me votë.

“Rama dëshiron të shkojë në zgjedhje pa PD. Kjo është dëshmi e diktaturës moderne. Ky vend ka rrëshkitur në një diktaturë autoritare.
Pse arriti Rama këtu? Nëse do ishte ai kryeministri i fortë nuk do kishte nevojë për këtë por garon e fiton. Por frika nga votuesit e bëri të veprojë kështu. Në mënyrë arrogante menduan se votuesit e majtë do ishin gjithmonë aty, por ata janë njerëz me familje që nuk duan të paguajnë shtatë herë më shumë taksa, paratë e tyre të shkojnë për inceneratorët apo të tjera si këto.

Pse do votokan njësoj të majtët? Ngaqë e dinë të vërtetën kanë marrë këtë akt të turpshëm e skandaloz. E djthta nuk ka krizë, është krizë e një pushteti të kalbur. 80 mijë euro në ditë për inceneratorët nga Rama e Veliaj. Ata e dijnë që nuk ka inceneratorë në Tiranë por çdo ditë 80- mijë euro shkojnë për një incenerator që nuk ekziston.

Si mund të jesh i qetës kur ke firmosur për një vjedhje të tillë? Kanë frikë për çfarë kanë bërë dhe ndëshkimi më i madh nis me votë.

Këlliçi, Boçi, Spahia , pashë Gjoni do kenë emrin në fletën e votimit. PD ka hyrë përherë në koalicion në zgjehje, edhe Halim Kosova edhe Lulzim Basha ashtu kandiduan.

Është një situatë më e qartë se 6 marsi. Në një vit njerëzit nuk dinin peshën e siglës dhe patëm zgjedhje të pjesshme, fituam Shkodrën dhe krijuar diferencë me përfaqësuesit e zotit Basha, që nga ai moment pati fluks të vazhdueshëm të deputetëve dhe kryetarëve të degëve që i janë bashkuar PD.
Ajo nuk ishte betejë me një hap, por fakti që Rama ka degraduar në këtë gjë…”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: