TIRANË- Një ditë pasi KQZ vendosi të mos pranojë zëvendësimin e kandidatit të parë të opozitës në Kurbin, duke e lënë në garë Altin Bibën, Partia Demokratike ka animuar këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor.

Dje pas debateve të shumta mes të djathtëve dhe të majtëve në KQZ, ky Komision vendosi që të mos regjistronte Ilir Pjetrajn si kandidat të APPD-së në Kurbin, duke mos pranuar dorëheqjen e kandidatit të parë, Altin Biba. Por ky vendim nuk është pranuar nga PD-ja e cila i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: