TIRANË

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, e cila la në fuqi shembjen, por pezulloi ndërtimin e teatrit të ri, si dhe shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave për ta kaluar në pronësi të bashkisë.

Veliaj thekson se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë bashkisë, duke lënë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa thekson se duhet ecur përpara me ndërtimin e “shtëpisë më të madhe e moderne të teatrit në Ballkan”.

Reagimi i Veliajt:

Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh!

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb