Prezervativë falas për moshat 18-25 vjeç në Francë duke nisur nga 2023-shi. Vendimi i qeverisë franceze është bërë i ditur nga vetë presidenti Emmanuele Macron përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Mësohet se prezervativët, si masa mbrojtëse për shtatzëni të padëshirueshme apo dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme do të jepen flas në farmaci.

“Për të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare, në vitin 2023, prezervativët do të jenë falas në barnatore”, ka shkruan Macron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb