Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Fierit Baki Bala. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë në vend të tij është emëruar Prefekti i Fierit Lefter Shehaj, me profesion ekspert kontabël.

Lefter Shehaj
Lefter Shehaj

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

Vendimi Prefekti
Vendimi Prefekti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb