TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dhe vendimin e qeverisë për 133 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi me përfitues aktorin e njohur Gazmend Paja, si investitor strategjik në bregdetin e jugut.

Berisha tha sot se është e dënueshme dhe e papranueshme dhe se ky është një skandal për të bashkëlumturuar Edi Ramën dhe Gaz Pajën.

“Për të bashkëlumturuar Edi Ramën me Gaz Pajën, është skandali dhe vjedhja e fundit që i bëhet pasurive të këtij vendi dhe ky është një akt i shëmtuar, dëshmia më flagrante se si kjo qeveri kap mediat duke përdorur pasuritë publike. Është e dënueshme dhe e papranueshme. Nuk kam asgjë për dhuntitë artisitike të Gaz Pajës, po këto s’kanë asgjë të përbashkët me artin, përkundrazi me veset më të këqija të njeriu”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb