Në emisionin “Open” në News24, po diskutohet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani.

Kujtojmë se Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut ka gjetur shkelje në procesin që çoi në shkarkimin nga ana e Kolegjit të i Posaçëm të Apelimit, të ish-prokurorit Besnik Cani, në kuadër të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas vendimit, ish-prokurorit i është cenuar “e drejta për një gjykatë të krijuar me ligj”, parashikuar nga Konventa europiane, referuar faktit që pjesë e trupës gjykuese ka qenë anëtari i Kolegjit Luan Daci, i shkarkuar pasi të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar e gjetën atë fajtor për “falsifikim të dokumenteve”.
Konstitucionalisti Jordan Daci, i ftuar në studio ka paralajmëruar se rrethanat do të ndryshojnë dhe se një vendim i marrë në Shqipëri dhe do përmbysë arsyetimin e Gjykatës së Strasburgut.

“Gjykata nuk ka dhënë asnjë vendim kundër vetingut. Gjykata ka refuzuar shkaqet që lidhen me procesin dhe është marrë me keqformimin e trupit gjykues.

Në këtë rast vendimi përbën shkak për rishikim sipas ndryshimeve në kodet Penal dhe i Procedurës. Si vendim lidhet me merita personale të rastit Cani që është ehde kallëzues ndaj zotit Daci.

Nuk ka asnjë efekt edhe nuk thotë asgjë në lidhje me vetingun.

Gjykata nuk mund të heqë dorë nga të qenit gjykatë”, parimi i funksionalitetit. Është sjakk për rishikoim por nuk shoh variant që të ndikojë apo të ketë vlerë në rastet e tjera. Duhet të presim vekalimin e afatit sepse mund të ankimohet tek Dhomat e Mëdha, ka edhe një zhvillim tjetër që mund të përmbysë vendimin. Në Shqipëri. Bazohet në rrethana që mund të mos jenë më të nesërmen të njëjta.
Mund të merret një tjetër vendim ndaj zotit Luan Daci që zhbën arsyetimin e vendimit të Strasburgut”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: