Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, reagon pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për të rrëzuar ish-gjyqtaren shqiptare, Altin Xhoxhaj, të shkarkuar nga Vettingu.

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese i ishte drejtuar Strasburgut, duke kërkuar rikthimin në detyrë, por Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka vlerësuar të drejtë vendimin e drejtësisë shqiptare për shkarkimin e saj.

Lidhur me këtë, ministrja Gjonaj thekson se ky vendim tregoi edhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të vettingut dhe reformës në drejtësi!

“Vendimi i sotshëm i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të vettingut dhe reformës në drejtësi! Të vendosur për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri ????!”, shkruan ministrja Gjonaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb