Pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të kufizuar vizat me SHBA-në për 7 shtete, kryesisht me shumicë myslimane, gjigandi i kërkimit ‘Google’ ka mbledhur urgjentisht stafin e vet. Burime nga ‘Google’ kanë deklaruar për BBC se grupi është i shqetësuar nga urdhri i presidentit dhe çdo masë tjetër që mund të bllokojë talentet e mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se ‘Google’ ka thirrur në bazë rreth 100 anëtarë të stafit që jetojnë jashtë Amerikës, ndërsa kufizimet e reja pritet të kenë një impakt madhor ndaj kompanive teknologjike, që punësojnë persona me aftësi nga e gjithë bota.

Edhe ‘Microsoft’ ka paralajmëruar aksionerët e saj se kufizimi i lëvizjes së emigrantëve mund të ketë një impakt jo pozitiv në biznesin e saj. Sektori i teknologjisë bazohet tej mase në punonjës me aftësi të lartë dhe të mirëpaguar që jetojnë jashtë Amerikës.

Vendimi i presidentit Trump për të kufizuar dhe ndaluar lëvizjen e lirë të emigrantëve ka dhënë efektet e para, pasi gjatë ditës së sotme disa emigrantë në Aeroportin e Kajros nuk janë lejuar të hyjnë në avionin që kishte si destinacion Nju Jorkun.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: