TIRANË

Presidenca, nëpërmjet këshilltarit juridik të saj, Bledar Dervishaj, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ankimimin e Shoqatës së Bashkive, për zgjedhjet lokale të 2019. Sipas Presidencës, janë shkelur rëndë parimet kushtetuese dhe kjo gjykatë, ka mborjtur interesat politike dhe jo të vlerave që përfaqëson.

“Siç të gjithë jeni në dijeni Presidenti i Republikës ishte pjesë e këtij procesi, e mbështeti kërkesën e shoqatës së bashkive duke kërkuar pranimin e saj. Presidenti si palë e interesuar i kërkoi gjykatës, kontrollin e akteve apo vendimeve të marra nga pushteti vendor, për të përmbushur rolin, misionin që kushtetuta i ka dhënë.

Vetëm përmes një vendimmarrje të themelit, Gjykata Kushtetuese do i rikthehet popullit shqiptar, votën e lirë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij. Përkundër kësaj pritshmërie, kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese për interesa që nuk përkojnë me ato të shqiptarëve hoqi dorë nga kompetencat për të mbrojtur liritë për shqiptarët. Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk mori guximin të shpjegonte apo të merrte përgjigjen e këtyre pyetjeve.

A iu mohua mbi 3 mln shtetasve shqiptarë e drejta për të zgjedhur në mënyrë të drejtë? A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje pa një datë të përcaktuar nga presidenti? A ishin votimet më 30 qershor, në përputhje me parimet, vlerat dhe liritë themelore që parashikon Kushtetuta jonë. A mundet që data e zgjedhjeve të diktohet juridikisht nga rezoluta? A para shikon Kodi Zgjedhor zgjidhjen e situatës ku në zgjedhje merr pjesë një kandidat? Është e qartë që me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk kishte vullnet për të zgjidhur çështjen, por ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për ta bërë veten jo kompetente, Gjykata Kushtetuese ka cënuar rëndë parimet e transparencës. Më datë 23 qershor, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të papritur vendosi të pezullojë shqyrtimin çështjes dhe ti drejtohet Venecias. E vetmja palë në proces që i adresoi pyetje gjykatës ishte pala kërkuese, Shoqata e Bashkive”, tha Dërvishaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: